Kapja e 360 kg kokainë në Itali, dalin përpara gjykatës të arrestuarit në Manëz

26 Shtator 2024 | 11:07

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 17 janë shqiptar, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali. Ndonëse SPAK është përfshirë në operacion, çështja do ndiqet sa iu takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga gjykatat e rretheve. Në rastin konkret nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën e Manzës, ku kanë ndodhur dhe arrestimet. Maloku e Kaçurri pritet të dalin pra togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, e më tej procedurat e ekstradimit drejt vendit fqinj.

Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera, ku në kuadër të këtij operacioni u prangosën dy shtetasit e mësipërm, pjesëtarë të grupit kriminal, që operonte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Operacioni u shtri në Shqipëri, Itali, Poloni e Zvicër. Në vendin tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale

Sipa Europol Shqipëria shërbente si një bazë e rëndësishme e organizimit të trafikut të kokainës. Grupi kriminal kryente pastrimin e parave përmes një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë euro.

Nga hetimi në tërësi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milionë euro.

Anëtarët e organizatës kriminale akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026