Kriza e ujit, raporti vjetor i Entit Rregullator zbulon të dhëna befasuese

7 Shkurt 2020 | 09:12

Kriza e ujit, raporti vjetor i Entit Rregullator zbulon të dhëna befasueseNë vitin 2019, 40% e ujit të përdorur në Shqipëri, nuk është arkëtuar. Kështu konkludon raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, i cili nxjerr në pah se rreth 200 mijë abonentë nuk kanë matësa. Ndër të tjera, kohëzgjatja e furnizimit me ujë në shkallë vendi është 13.2 orë në 24 orë.

Sipas raportit, 8 shoqëri të ujësjellësve të cilat i përgjigjen nevojave të qytteve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, veprojnë të palicensuara nga Enti Rregullator i Ujit si pasojë e mungesës Akt Miratimit Higjeno-Sanitar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Një tjetër e dhënë në raport lidhet me efiçencën e stafit, ku gjatë vitit 2019 numri i lidhjeve të ujit është rritur me rreth 24 lidhje dhe ai i kanalizimeve me rreth 31 lidhje, por nga ana tjetër raporti thekson se kjo nuk ka patur efekt pozitiv në përmirësimin e këtij treguesi “duke qenë se shoqëritë UK janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është evidente sidomos në vitet zgjedhore siç ishte viti 2019.”

Ndërkaq, sa i përket kostove dhe të ardhurave, nga raporti del në pah se Kostot Operative dhe të Mirëmbajtjes për vitin 2019, janë rritur në shifrën e 1.3 miliard lekëve, krahasimisht me të ardhurat të cilat janë në shifrën e 584 milionë lekëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026