Qëndrimi i Ramës ndaj dënimit të Salianjit, i përgjigjet Bardhi: Keqpërdor gjykatat!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.
Bardhi shprehet se Rama është i pafytyrë dhe frikacak që përdor gjykatat për të dënuar pa ligje e prova eksponentët e opozitës.
Po ashtu Bardhi shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që bëri deputetë e kryebashkiakë trafikantët e drogës, vrasësit e përdhunuesit.
Reagimi i Bardhit:
I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.
Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.
Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk