“Nuk e shikojmë diasporën si lopë për ta mjelë”- Kocaqi: Ku do ndryshojë partia jonë

29 Shtator 2024 | 10:44

Historiania Elena Kocaqi është shprehur në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se forca politike që ajo pritet të krijojë, nuk e shikon diasporën për ta përdorur vetëm për vota, por do ta angazhojë në formimin e programit dhe në vendimmarrje.

Kocaqi tha se në forcën e re politike Aleanca Kombëtare Shqiptare do të thirren ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë vendit për të kontribuar dhe ky sipas saj do të jetë ndryshimi me partitë e tjera, që sipas saj, e shohin diasporën ‘si lopë për ta mjelë’.

Ajo tha gjithashtu se partia e re do të synojë edhe përqindjen e qytetarëve që nuk dalin për të votuar, por edhe votuesit e partive të vjetra, PS dhe PD.

“Pse më vë me Adriatik Lapajn. Ne nuk e kemi me njëri-tjetrin, por me pushtetin. Ata nuk janë kundërshtarët tanë për momentin. Unë kam qenë në çdo shoqatë të diasporës. Intelektualët e ekipit tonë gjysma do të jenë të diasporës, ata që do të jenë në Parlament dhe Qeveri nesër. Ne nuk thamë që do të marrim gjithë votën e diasporës. Ne jemi këtu për të dhënë një ofertë politike.

Unë nuk jam tip imponues që të them votën e diasporës do e marrë të gjithë unë. Ne diskutojmë edhe votën brenda vendit. Sepse janë rreth 50 % në Shqipëri që nuk votojnë. Ne synojmë edhe votën e atyre që votojnë PS e PD, pasi janë mërzitur me partitë e vjetra. Votën në Shqipëri nuk e kanë marrë me tapi Edi Rama dhe Sali Berisha. Qëllimi im nuk është të lëmë rininë në diasporë, por ta kthejmë rininë në shtëpi. Nuk e shohim diasporën si lopë për ta mjelë.

Ka njerëz që e duan Shqipërinë dhe ata duhet të jenë këtu. Shqipëria mund të ngrihet jo vetëm me ne që jemi këtu, por duke marrë ekspertizën më të mirë edhe të atyre që nuk janë këtu. Ky do të jetë ndryshimi mes nesh dhe të tjerëve, do të jemi bashkarisht te kjo gjë, jo të themi ne jemi këtu dhe ju na mbështesni”, tha Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025