Kaosi në Kuvend, Spiropali: Opozita e ktheu në skenë krimi! Drejtësia ta shqyrtoj
Ashtu sikurse kishin paraljmëruar deputetët e opozitës nuk e lejuan zhvillimin normale të seancës plenare këtë të hënë. Nga bllokimi i foltores, gjuajtjes me sende të forta e deri te djegia e karrigeve të deputetëve jashtë parlamentit, ishin masat e marra nga opozitarët për ndalimin e seancës.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me këtë aksion të opozitarëve duke thënë se djegia e karrigeve të deputetëve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Ajo shkruan se aktet ekstreme të dhunës e kthyen Kuvendin në një skenë krimi ndërsa shtoi se këto duhen marrë në shqyrtim nga organet ligjzbatuese.
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!”-shkruan Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së