Irani sulmoi Izraelin, ish-ambasadori: Ç’ndodh me Lindjen e Mesme nëse fiton Trump
Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.
Duke komentuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të realizuar pasditen e të martës, Nesho tregoi edhe qasjen që mund të ketë SHBA ndaj këtij konflikti nën drejtimin e administratave të mundshme. Sipas tij nëse zgjedhjet e 5 nëntorit do i fitojë Donald Trump, atëherë kërkesa e SHBA-së do jetë mbyllja e konfliktit me një shtet të vetëm, e ky do të jetë shteti i Izraelit.
“Çështja e nacionalizmit arab dhe përkrahjes nga Rusia, gjatë luftës së ftohtë ka qenë një nga elementët kryesor që e ka bërë Izraelin një aleat të sigurt të Amerikës. Së dyti ishin çështja e kontrollit të Lindjes së Mesme dhe raportet që krijojnë fuqitë në atë kohë, sidomos gjatë luftës së ftohtë dhe se si ndaheshin zonat e influencës.
Këtë e ka ndihmuar nacionalizmi arab i cili kundër interesave të popullit palestinez nuk e la që të ndërtonte atë gjë që gjithë komuniteti ndërkombëtar e pranoi që në ’48, që të krijohej shteti i pavarur palestinez. E shfrytëzuan vetë për qëllime të luftës, propagandës e të tjera e si rrjedhojë e çuan këtë konflikt deri në pasojat e sotme.
Me ardhjen e Trump do ketë një tjetër prespektivë. Të dyja palët do ndihmojnë Izraelin, kjo nuk ka diskutim. Por Trump e ka deklaruar dhe mbështet pikëpamjen e një shteti, që do jetë vetëm shteti Izraelit. Kjo është pikëpamja e administratës së Trump. Administrata e demokratëve nëse fiton do vazhdojë në rrymën e dy shteteve”,-tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve