Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR për sigurinë në Kosovë

2 Tetor 2024 | 17:33

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Beograd.

Ky takim u zhvillua për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha në një komunikatë se Mojsilloviç tha në takim me Ulutashin se gjendja e sigurisë në Kosovë “është ende e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, gjë që kryesisht kontribuohet nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese” të Kosovës.

Mojsilloviç pretendoi se vendimet e autoriteteve kosovare “në fund synojnë ndryshimin e strukturës etnike” në veri të Kosovës.

Serbia është e pakënaqur nga vendimet e muajve të fundit të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare i cilësojnë ato si të jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese, ndërsa Beogradi i ka dënuar si “veprime kriminale” dhe përpjekje “për përndjekjen e serbëve” të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026