Pas 1 dekade me Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi njofton largimin

3 Tetor 2024 | 14:19

Ermir Lenjani, mbrojtësi i majtë, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një dekade të pasur me emocione.

Pas përvojës së tij të jashtëzakonshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në “Euro 2016” në Francë, 35-vjeçari ka lajmëruar largimin nga Kombëtarje

Në këtë vendim, Lenjani i bashkohet dy ish-lojtarëve të tjerë, Gjasula dhe Cikalleshi, të cilët u tërhoqën nga Kombëtarja disa javë më parë.

Aktualisht pjesë e FC Schaffhausen në Zvicër, 35-vjeçari, i lindur në Prishtinë, ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola me Kombëtaren e Shqipërisë. Debutimi i tij si kuqezi ndodhi më 15 nëntor 2013, në një miqësore që Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Bjellorusisë, nën drejtimin e trajnerit De Biasi.

Gjatë karrierës së tij, Lenjani ka luajtur për disa klube, përfshirë Uinterthur, Grasshoppers, St. Gallen, Stade Rennais, Nantes, Sion, Umraniyespor dhe FC Schaffhausen.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:
Pas 10 viteve si kuqezi, Ermir Lenjani merr vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke reflektuar mbi emocionet e shumta që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026