A ngjason protesta e opozitës me atë të 21 janarit? Përgjigjet Flamur Noka
Ditën e nesërme më 7 tetor pritet të mbahet protesta e opozitës, e cila është cilësuar nga deputetët opozitarë si “nisja e mosbindjes civile”.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” nga Selia e Partisë Demokratike tha se kjo protestë është ndryshe nga gjithë protestat e tjera të opozitës.
I pyetur nga gazetari Ardit Hoxha nëse kjo protestë do ngjasojë me protestën e studentëve në 2018, me atë për vrasjen e Klodian Rashës apo me 21 janarin, Flamur Noka tha për Euronews Albania se kjo protestë është e kundërta e 21 janarit.
“Me 21 janarin nuk ka asnjë lidhje sepse 21 janari ishte organizim i një çete horrash kundër legjitimitetit të një pushteti, tani është organizim i qytetarëve, kundër një çete horrash. Është krejt e kundërta. Nesër do jetë dita që starton mosbindja civile. Revolta e qytetarëve do vërshojë në Tiranë”,-tha Noka.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve