“Para Laçi” – Me flamujt e PD në makina, protestuesit nga rrethet mblidhen në Tiranë
Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Me flamujt e Partisë Demokratike nëpër makina, mbështetësit e opozitës kanë mbërritur në kryeqytet për të nisur atë që drejtuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si fillimin e mosbindjes civile.
“Para Laçi, rroftë Sali Berisha,” dëgjohet të thotë një nga protestuesit nga makina e tij, teksa i drejtohet qendrës së Tiranës në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Protesta është parashikuar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” përpara godinës së kryeministrisë, dhe më pas pritet të shtrihet në disa prej akseve kryesore brenda kryeqytetit. Për këtë, në hyrjen kryesore të godinës së qeverisë janë vendosur pjesë metalike. Ndryshe nga protestat e tjera, këtë radhë nuk do të jetë një protestë me fjalime, por me aksione në terren, të cilët organizatorët kanë zgjedhur ende të mos i zbulojnë.
Për protestën, selia blu ka kërkuar 4 orë leje në policinë e Tiranës, leje e cila i është aprovuar. Prej pasdites së të dielës, policia ka kaluar në gatishmëri, dhe për këtë protestë janë angazhuar 1500 efektivë, të cilët do të jenë në terren për protestën dhe mbrojtjen e disa prej godinave shtetërore, duke përfshirë Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve