Zbardhet agjenda e vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë
Euronews Albania ka siguruar agjendën e vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Tiranë ditën e enjte, më datë 10 tetor.
Me të mbërritur në Shqipëri, Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale.
Pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura.
Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve të reja që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë.
Në përfundim të takimeve, Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të japin një deklaratë për mediat.
Aktivitetet e planifikuara:
- 11:30 – 11:40: Ceremonia e pritjes në Presidencë
- 11:40 – 12:40: Takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj
- 12:40 – 13:40: Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë
- 13:40 – 14:00: Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
- 14:00 – 14:30: Deklaratë për mediat nga Erdogan dhe Rama
- 16:30 – 17:30: Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve