Inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: U shërben 10 mijë besimtarëve
Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë ai falënderoi të gjithë ata që bën të mundur ndërtimin e kësaj xhamie e cila do i shërbejë 10.000 besimtarëve mysliman.
Ai tha se kjo xhami do zërë vendin e saj në veprat madhështore e cila sipas tij do mahnisë dhe do ofrojë qetësi shpirtërore për të gjithë ata që e shikojnë. “Xhamia e Namazgjasë” tha Erdogan “është simbol i vëllazërisë” mes dy vendeve.
“Më lejoni t’ju falenderojë me ndjenjat e mia më të thella e të përzemërta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me ju. Për këtë arsye dua të falenderojë gjithsecilin nga ju për emocionin që më dhuruat. Personalisht jam shumë më fat sot, që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe i lutem Allahut xh.sh., që xhamia e Namazgjasë, e cila është xhamia më e madhe në Ballkan themelet e të cilës i hodhëm në 2019 të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.
Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falënderimet e mia më të thella për kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, i cili gjatë procesit të ndërtimit të xhamisë Namazgjasë, xhami kjo e ndërtuar me kontributet e investimet e kryesisë së çështjeve fetare të Turqisë dhe njëkohësisht dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre madhështore!
Xhamia e Namazgjasë, xhamia më e madhe në Ballkan e cila do zëri vendin e saj në kujtimet tona më të thella, duke kaluar edhe 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart dhe transporton vlera që nga tradita për në të ardhmen dhe vlera të tjera nga lashtësia e deri te teknologjia më e re e cila është përdorur gjatë ndërtimit”,-tha presidenti turk Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush