Si funksionon Xhamia e Namazgjasë? Myftiu i Tiranës zbulon se kush do marrë vendimet
Myftu i Tiranës Gazmet Bilal Teqja i cili do jetë edhe imami në Xhaminë e Namazgjasë ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku ka treguar se si do të funksionojë bordi drejtues i xhamisë.
Teqja tha se kompleksi i Xhamisë së Namazgjasë do drejtohet nga një bord drejtues. Në këtë bord ai do të jetë kryetari ndërsa anëtarë do ketë përfaqësues shqiptar dhe turq. Teqja tha se vendimmarrja do u takojë shqiptarëve të cilët do jenë edhe shumicë në bordin drejtues.
“Është menduar që të krijohet një fondacion. Kryetar i bordit drejtues jam unë si myfti i Tiranës. Unë gjithashtu jam edhe imam i xhamisë, se u habitëm pak nga lajmet që do ishte imam turk. Jo imami jam unë. Në bordin drejtues ka edhe përfaqësues nga Turqia. Ky është një investim shumë i kushtueshëm dhe ambientet kanë funksione të ndryshme. Ne nuk na prish punë prezenca e përfaqësuesve nga Turqia sepse ata mund të na mbështesin me eksperiencën e tyre. Vendimarrja është shqiptare, sepse ne kemi shumicën. Gjërat janë më mirë se asnjëherë. Anëtarët e bordit drejtues nuk është e thënë të jenë imam. Për imamët zëvendësues do shikohet më pas”,-tha myftiu Gazmet Teqja.
I pyetur se përse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Bujar Spahiu në inaugurimin e xhamisë, myftiu u përgjigj:
“Në dijeninë time ka qenë në udhëtim, Por siç ju shpjegova ëhstë myftiu i Tiranës është personi që kontrollon dhe menaxhon aktivitetin fetar në Kryeqytet, kështu që ka qenë myftiu i Tiranës prezent sipas rregullit dhe statutit”,-tha Teqja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë