Hapja e kampit në Gjadër, Rama: Emigrantët nuk mund të lëvizin lirshëm në Shqipëri

13 Tetor 2024 | 12:33

Një javë përpara se në Shëngjin dhe Gjadër të mbërrijnë 400 emigrantët e parë pas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”.

Kreu i qeverisë thotë se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve në të dyja strukturat e ngritura nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Po ashtu, ai shprehet se asnjë emigrant nuk do mund të largohet nga këto struktura.

“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje, institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, shprehet Rama.

Po a mund të përsëritet një marrëveshje e tillë e Shqipërisë me një vend tjetër? Për këtë, Rama përgjigjet kështu.

“Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evropë, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh”, shprehet kreu i qeverisë.

Për sa i përket vonesave të hapjes së dy qendrave, Rama thotë se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve gjeologjike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026