Rriten pagat për ushtarakët, përfitojnë 6000 efektivë, shtesat nga 18-100 mijë lekë
Pagat në Forcat e Armatosura kanë pësuar rritje domethënëse këtë vit. Me fondin që i është dhënë Ministrisë së Mbrojtjes, personeli ushtarak dhe ai ndihmës në ushtrinë shqiptare sot marrin përfitime mujore deri në 50% më të larta.
Forcat Speciale, Komandot, zhytësit, skuadrat e kërkim-shpëtimit, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë me uniformë, do të përfitojnë shuma nga 18 deri në 40 mijë lekë mbi pagën aktuale.
Kategoritë që liston Ministria e Mbrojtjes prekin rreth 6000 mijë efektivë dhe për njësitë kibernetike e personelin fluturues, shtesa mujore arrin nga 70 deri në 100 mijë lekë mbi pagën.
Nga vendimi që ka kaluar në qeveri 2500 punonjës do të marrin shtesë rrogë për herë të parë.
Rritja e rrogave në ushtri, i përgjigjet nevojës për të forcuar mbrojtjen në nivelin 2% të prodhimi të Brendshëm Brutor, me kërkesë të NATO-s dhe situatës aktuale botërore, ku një sërë vendesh janë të përfshira direkt ose indirekt në luftë.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve