E rëndë në Tiranë! U paraqit për ndihmë mjekësore në spital, humb jetën 12-vjeçari

13 Tetor 2024 | 20:06

Një ngjarje e dhimbshme është raportuar se ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Një i mitur vetëm 12 vjeç ka humbur jetën.

Djali me inicialet O.L. i datelindjes së vitit 2011, është  gjetur në dhomë pa shenja jete nga familja.

Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar. Ndërsa sipas burimeve për Euronews Albania në qaf ka një shenjë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet për vetëvrasje, por për të gjetur shkakun e vdekjes, trupi i të miturit është dërguar në IML.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026