Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do ta lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Herecegovinës.
Përkundër marrëveshjeve të arritura, qytetarët e të dyja vendeve, aktualisht, duhet të pajisjen me viza për të lëvizur në vendet respektive.
Duke folur në samitin e Procesit të Berlinit, Kurti tha se ky projekt ka sjellë përparim të rëndësishëm, por se duhen “edhe më shumë veprime”.
“Ndërsa entiteti i Republikës Sërpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime – të cilën vendi im ka qenë i pari në rajon që e ka ratifikuar në Parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, në mënyrë të njëanshme, do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnje e Hercegovinës”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar