Szijjártó mbështet integrimin e Shqipërisë në BE: Të shpejtohet procesi, e meritojnë

15 Tetor 2024 | 10:19

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës së BE-së, mbajti nga Luksemburgu një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, në kuadër të hapjes së kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Szijjártó mbështeti integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Politikani hungarez theksoi se procesi i integrimit të Ballkanit duhet të përshpejtohet, pasi sipas tij, BE-ja ka nevojë për stimuj të rinj. Sa i përket Shqipërisë, ai vuri në dukje se përparimi i bërë nga vendi gjatë viteve të fundit e bën integrimin në BE të bazohet në merita.

“Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Çështja e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit ka qenë në krye të rendit të ditës së Presidencës Hungareze. E kuptojmë që BE-ja po humbet konkurrueshmërinë dhe peshën e saj, kur vjen fjala për politikën dhe ekonominë globale. BE-ja ka nevojë për stimuj të rinj. Duke qenë fqinjë me Ballkanin Perëndimor, e dimë që kjo freski e re, që kemi nevojë, mund të vijë nga Ballkani Perëndimor, prandaj procesi i integrimit duhet të përshpejtohet.

E konsiderojmë politikën e zgjerimit si më të rëndësishmen, por kjo politikë ka humbur besueshmërinë. Koha e pritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor ka kaluar mbi 15 vjet dhe, për këtë arsye, na duhet të përshpejtojmë procesin. Shumica e shteteve anëtare theksojnë se zgjerimi duhet të jetë një proces i mbështetur në merita. Nëse shohim arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qofshin në ekonomi, politikë apo çështje sociale, është e qartë se meritat janë të pranishme. Ne hungarezët mund të mbështetemi në marrëdhëniet dypalëshe dhe përvojën tonë. Investitorët hungarezë luajnë një rol të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë shqiptare, dhe mjedisi që përjetojnë në Shqipëri është i kënaqshëm, i bazuar në treg dhe konkurrencë. Kur vjen fjala për fusha të tjera, Shqipëria ka ecur shumë mirë, duke krijuar mundësi për çeljen e kapitujve të negociatave,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtoria e Burgjeve reagon për videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas denoncimit të bërë publik nga gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi një video ku shfaqej një ambient...
23:00 | 12/06/2026

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës në ditën e 13-të të protestës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Ndryshe nga...
20:49 | 12/06/2026

Florjan Binaj para protestuesve: Çdo qeveritar që ka shkelur ligjin, të përfundojë në burg

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Binaj iu drejtua turmës me...
20:26 | 12/06/2026