Varhelyi: Po negociojmë kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

15 Tetor 2024 | 10:38

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, mbajti nga Luksemburgu një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, në kuadër të hapjes së kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Várhelyi tha se hapja këtë të martë e grup-kapitujve të parë për Shqipërinë është nisja e bisedimeve thelbësore dhe negociatave që do ta bëjnë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian. Várhelyi theksoi se zgjerimi është një nga tre prioritetet e Bashkimit Evropian dhe shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në union duhet të përshpejtohet.

“Kjo nënkupton që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore; po negociojmë kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Dëshiroj të falënderoj presidencën hungareze që e ka vendosur zgjerimin në qendër të prioriteteve. Është e padiskutueshme tashmë për BE-në dhe udhëheqësit që zgjerimi është mes tri përparësive kryesore, pasi pa zgjerimin, BE nuk mund të bëhet më e fortë. Nisur nga pika kur e nisëm në 2019, kemi bërë një rrugë të gjatë përpara,” tha Várhelyi.

Komisioneri Várhelyi vlerësoi gjithashtu progresin e bërë nga Shqipëria që nga viti 2020, duke fituar besimin e shteteve anëtare.

“Në thelb u desh që politika e zgjerimit të ngrihej më së pari në këmbë dhe pastaj të merreshim me integrimin e mirëfilltë, se si do të arrinim ekonomi të ngjashme, shoqëri të ngjashme përpara anëtarësimit, dhe kjo u bë përmes planit ekonomik të investimeve. E para ishte të hartonim një metodologji të re, dhe tani kemi planin e rritjes që po e përfshin zgjerimin. Që të bëjmë të mundur që në fund të mandatit të Komisionit të ardhshëm të mund të shohim kryeministrin Rama që të emërojë komisionerin e parë, ose të japë propozimin për komisionerin e parë.

Shqipëria ndërmori një qasje të re kur vjen fjala për t’i bërë gjërat, dhe kjo qasje është që të mos duhet të bëjë gjithçka në terren. Nëse do të marrim disa shembuj, në 2020 kishim sfida për sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe sistemit gjyqësor. Ne u futëm thellë në këto çështje me kryeministrin, i cili është angazhuar dhe ka ndërmarrë veprime me shtetet anëtare, duke ndërtuar besimin copë pas cope,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës në ditën e 13-të të protestës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Ndryshe nga...
20:49 | 12/06/2026

Florjan Binaj para protestuesve: Çdo qeveritar që ka shkelur ligjin, të përfundojë në burg

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Binaj iu drejtua turmës me...
20:26 | 12/06/2026

Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale

Këto janë pamjet kur protestuesit i vihen pas një të riu i cili dyshohet se i provokoi ata në momentet kur po kalonte në zonën...
20:04 | 12/06/2026