“Nuk e heq unë dot Berishën”, Mediu thirrje partive aleate: Të ndalojmë sulmet

15 Tetor 2024 | 20:42

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se Partia Republikane, njësoj siç ka qenë për 33 vite me radhë e shikon veten në bashkëpunim me Partinë Demokratike si në opozitë edhe në qeveri.

Ai tha se koalicione të tjera nuk mund të ketë.

“Partia republikane është aty ku ka qenë për 33 vite. Partia republikane dhe Partia Demokratike janë dy enë komunikuese, ne nuk kemi pasur koalicione më vete”,-tha Mediu.

I pyetur nëse opozita e ka luksin të “shpërdorojë” emra të rëndësishëm të opozitës, Mediu tha se çdo emër është i rëndësishëm për kontributin që ka dhe këto kontribute tyre duhet të vinë në mënyrë të qartë për të sjellë në jetën politike parlamentare, njerëz me kualitet tjetër që të ndryshojnë qasjen e politikës.

“Nuk mendoj që e ka. Unë mendoj se ne duhet të luftojmë deri në momentin e fundit për të ndryshuar këtë situatë bashkë me zotin Dule, zotin Duka kemi folur edhe me zotin Shehi. Zoti Shehi ka idenë e tij për ndërtimin e një lloj koalicioni që mund të forcojë raportin e këtij koalicioni për të përkthyer votat në mandate duke marrë edhe atë pjesë që nuk qaset te Partia Demokratike apo te partitë në koalicion me PD. Kjo do ishte gjë pozitive.

Unë shqetësimin e kam se jemi në një situatë politike shumë të polarizuar, në një shoqëri shumë të varfër, në një shtet shumë manipulatoir dhe me një pamundësi të reformës zgjedhore dhe sherrit brenda shtëpisë, hajrin ia shikon komshiu.

Nëse nuk gjejmë raportin elektoral duhet të gjejmë raportin politik me njëri-tjetrin. Nuk e heq dot unë zotin Berisha, nuk e heq unë dot zotin Shehi apo zotin Duka ata kanë partitë e tyre, çështja është se kontributet e tyre duhet të vinë në mënyrë të qartë për të sjellë në jetën politike parlamentare, njerëz me kualitet tjetër që të ndryshojnë qasjen e politikës në raport me këtë vend”,-tha Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026