Bushati: Mazhoranca të bëjë një hap pas, të dalim nga qerthulli vëllavrasës

15 Tetor 2024 | 21:32

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se  partitë politike në vend duhet të ulen e të krijojnë një gjuhë të përbashkët. Duke folur rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Bushati tha se krahë të ndryshëm të politikës duhet të bëjnë hapa pas për të arritur një bashkëpunim mes tyre.

Ai tha se në tryezë me BE-në çdo gjë negociohet e nëse një vend nuk arrin të negociojë mes vetes për interesa kombëtare, kjo tregon një lloj papjekurie politike në sytë e vendeve anëtare të BE-së.

“Kam një ndjesi shumë të keqe që u rikthye edhe njëherë në parlament çështja e rregullores dhe çështja e dënimeve. Mund të hapni arkivat, unë kam qenë pjesë për reformën parlamentare, kur ajo ishte një nga 3 kushtet e famshme për të marrë statusin e vendit kandidat. BE-ja ta krijon si mundësi, si kusht, që ti të fillosh të përmirësosh bashkëjetesën me fqinjin, se ne jemi të gjithë shqiptare. Në momentin që ka një klimë tjetër politike më bashkëpunuese ta garantojë se ne shqiptarët jemi rracë e zgjuar”,-tha Bushati.

I pyetur se kush do duhet të bënte një hap pas ai tha:

“Gjërat në Shqipëri kanë shkuar shumë larg. Për hapin pas ka gjithmonë mundësi se kush ta bëjë. Mund ta bëjë mazhoranca. Ne kur ishim në opozitë, dilnim me plane me 3 pika me 10 pika. Nuk është se Berisha ishte demokrat i madh dhe na trajtonte ne me dashamirësi të madhe, por nga ana tjetër, nuk duhet të qëndrojmë peng i të shkuarës. Kur je në pushtet ti ke interes që pala që është në opozitë të jetë e përfshirë në këto procese.

Pra të ketë diskutime të njëmenda dhe ndarje rolesh në funksion të interesit kombëtar. Mund ta bëjë këtë presidenti i republikës. Ka sa të duash aktor. Mund ta bëjë edhe Baba Mondi, kur ai flet  për Jerusalem Post me padurimin për të krijuar shtetin Bektashi, mund ti kërkohet mendim edhe për këtë. dua të them që ne duhet të dalim nga qerthulli vicioz i vëllavrasjes. Jemi të lodhur me njëri-tjetrin, jo më të ulemi ne si një tryezë me gjithë vendet anëtare të BE-së aty do negociosh për çdo gjë. kur ti nuk arrin konsensus brenda vendit tënd, ça konsensus pret të gjesh me BE-në”,-tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026