Messi “tripletë” ndaj Bolivisë, Argjentina në krye të tabelës së klasifikimit
Lionel Messi është kthyer në superformë me kombëtaren argjentinase, ku dhuroi një tjetër performancë të paharrueshme.
Ylli i futbollit që po kalon një periudhë pozitive në MLS me Inter Miamin shënoi 3 herë në portën e Bolivisë, në përballjen e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve drejt kupës së botës 2026.
Një sfidë e dominuar plotësisht nga të besuarit e Lionel Scalonit, të cilët që në pjesën e parë shënuan 3 herë me kapitenin Messi, Lautaro Martinez e Julian Alvarez.
Fraksioni i dytë ishte po njësoj ku shënuan sërish Almada dhe Messi një dygolësh, për të hipotekuar pikët e radhës dhe rezultatin 6-0. Në garën kualifikuese drejt botërorit Argjentina qëndron në krye me 22 pikë, e ndjekur nga Kolumbia e Uruguai.
Fitore regjistroi dhe Brazili i cili ngjitet në vendin e katërt në klasifikim. Dueli me Perunë ishte i dominuar plotësisht nga Selesao, që shënoi dy gola me Rafinjan me penallti më pas ishin Pereira e Luis Henrique të cilët hipotekuan triumfin 4-0. Brazilianët numërojnë 3 fitore dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit në këtë garë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta