“Ka një skuadër shumë të mirë”, Duka për ekipin e Kosovës: Doja të merrja Zhegrovën

16 Tetor 2024 | 11:48
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now, komentoi performancën e ekipit të Kosovës në Ligën e Kombeve, ku shprehu edhe dëshirën për të pasur pjesë të ekipit të Shqipërisë, lojtarin kosovar Edon Zhegrova.
Ai e vlerësoi skuadrën kosovare si shumë të mirë, duke theksuar se kanë futbollistë me kualitet, edhe pse përmendi një hap pas në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Duka shprehu besimin se Kosova mund të arrijë në play-off si e dyta e grupit, ai theksoi se ekipet e Kosovës kanë potencialin për të arritur në Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën,” – tha Duka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026