“Kosto edhe për Shqipërinë”, deputeti italian: Pakti me Melonin do dështojë…

16 Tetor 2024 | 13:21

Mëngjesin e së mërkurës mbërritën në Shqipëri 16 refugjatët e parë sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Ata janë të gjithë burra dhe vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Pasi t’i nënshtrohen procedurave të identifikimit dhe kontrollit shëndetësor, ata do të vendosen në kampin e Gjadrit nga ku do të nisin dhe procedurat për azil

Riccardo Magi, deputeti opozitar italian, Riccardo Magi nga partia ‘Piu Europa’ tha në një intervistë për Euroneës Albania se pakti i Ramës me Melonin nuk do të funksionojë.

“Sot po ndodh diçka historike por jo në aspektin pozitiv, po ndodh diçka që nuk ndodhte që nga lufta e Dytë Botërore që qytetarët e huaj të dëbohen në qendra koloniale në një vend të huaj. E gjitha kjo bëhet për një operacion propagande nga qeveria italiane. Sot pamë një patrullues të marinës italiane të sillet 16 persona, ndërkohë që një ditë më parë mbërritën në Itali 1 mijë emigrantë, dhe këta 16 u sollën me kosto shumë të madhe për taksapaguesit italianë. Ne jemi të bindur se kjo marrëveshje do të hasë shumë probleme me gjykatat italiane, këta janë njerëz që nuk kanë kryer krime dhe mbyllja e tyre në qendra burgimi… Nuk do ketë asnjë efekt për zgjidhjen e problemit të emigracionit dhe bëhet vetëm për propagandë.

Shqipëria e ka pranuar këtë marrëveshje për shkak të miqësisë por ka rreziqe edhe për Shqipërinë se nëse rezulton siç parashikojmë se që kjo marrëveshje do jetë një dështim, deri më sot kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh dhe lan duart nga çështjet juridike, por nëse ky operacion do të dështojë dhe shpresojmë që po, edhe Shqipëria do paguajë një kosto si në reputacion dhe në raport me BE. Për një vend si Shqipëria imazhi dhe marrëdhënia me BE nuk janë gjëra pa rëndësi dhe nuk është diçka pozitive që të pranojë që vende të tjera të hapin burgje në territorin e saj”, tha deputeti italian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026