Votimi elektronik vetëm në dy qarqe, LZHK i kërkon KQZ të përfshihet edhe Tirana
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë partive politike lidhur me votimin elektronik për zgjedhjet vitit 2025.
Në këtë shkresë qartësohet se mes mundësisë së zhvillimit të votimit elektronik në 5 qarqe, KQZ ka parë të arsyeshme që ky proces të zhvillohet vetëm në dy qarqe në qarkun e Durrësit dhe atë të Elbasanit.
Partia Lëvizja për zhvillimin Kombëtar, e kryesuar nga Dashamir Shehi ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare që votimi elektronik të zhvillohet edhe në Tiranë.
Sipas kërkesës së dërguar, votimi elektronik duhet të kryhet edhe në Tiranë pasi, është qarku më i madh, ka lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit si dhe ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme