“Njerëz janë edhe ata”, qytetarët për refugjatët afganë: Po i kthejmë nderin Italisë

17 Tetor 2024 | 16:41

Ardhja e refugjatëve të parë, të sjellë nga marrëveshja midis Shqipërisë dhe Italisë, tërhoqi vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare, por edhe atyre të huaja.

Qytetarët në vendin tonë përgëzojnë qeverinë dhe shprehin se tani është koha që Shqipëria t’i kthejë nderin shtetit fqinj, Italisë.

“Shumë bukur, bravo i qoftë Edi Ramës. Jemi pro ardhjes, sepse kur erdhi Kroacia, na mbajtën italianët… Italianët na kanë mbajtur, ç’është e vërteta”, u shpreh qytetari.

“Le të vijnë refugjatët, nuk ka asgjë të keqe. Janë dakord, nuk i prish punë askujt” , tha një grua.

“Pro, rob janë dhe ata. Vuan aty, vuajmë këtu, do i mbushin atje. Këtu jemi,” -tha një burrë.

“Siç kanë shkuar fëmijët tanë jashtë, kështu që po. Ne jemi mikpritës gjithmonë, siç na ka pritur dhe bota.” -u shpreh një qytetar.

Ditën e mërkurë, teksa refugjatët prisnin në kampin e ngritur në Shëngjin, u organizua një protestë nga aktivistët e shoqërisë civile kundër kësaj marrëveshjeje. Ashtu si në Itali, edhe në Shqipëri ka persona që janë kundër saj, duke thënë se ardhja e refugjatëve nuk garanton asnjë siguri për vendasit.

“Për mendimin tim, është kundër, sepse nuk kanë qytetarët shqiptarë. Kjo gjë nuk i takon vetëm qeverisë, por gjithë popullit shqiptar. Sasia që do të vijë është shumë e madhe dhe ka dëme që nuk di nëse i kanë marrë parasysh shteti shqiptar dhe ai italian… Ti nuk di kush janë personat, nuk di çfarë vaksinimesh kanë, a janë të sëmurë, a na sjellin rreziqe nga vendet ku vijnë”, -tha një qytetar.

16 emigrantët e parë mbërritën të mërkurën si rezultat i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë. Ata qëndruan në kampin në Shëngjin për të plotësuar dokumentet e identifikimit dhe kërkesën për azil.

Pasi të përfundojnë procedurat, ata do të transferohen në kampin në Gjadër, ku do të qëndrojnë 4 javë derisa të marrin përgjigjen e kërkesës së tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026