Vuçiç falënderon Putin për gazin rus, përsërit se Serbia s’do ta sanksionojë Rusinë

20 Tetor 2024 | 15:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi të dielën se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë “që më siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër”.

Serbinë e zuri pushtimi rus i Ukrainës të varur plotësisht nga gazi rus.

Ndërkohë, duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian (BE), edhe Serbia ka filluar të punojë në gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit me gaz.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, klubi të cilit synon t’i bashkohet, Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Vuçiç njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.

“Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.

Ai tha në një video në Instagram se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.

Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Ndërkohë, biseda mes tyre u zhvillua derisa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën Putinit në shtator që Vuçiçi të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026