“Run as One”/ One Albania mbështet eventin më të madh sportiv në kryeqytet

20 Tetor 2024 | 15:41

E kthyer tashmë në një traditë prej 8 vitesh këtë të diel kryeqyteti ka pritur Maratonën e Tiranës. Nën moton “Run as ONE”, ngjarja më e madhe sportive në kryeqytetit u mbështet nga lideri i telekomunikacionit One Albania.

Maratona, e cila filloi në sheshin Skënderbej, mblodhi më shumë së 4500 garues nga mbi 50 vende të botës. Pjesëmarrësit kanë garuar në katër kategori kryesore: Marathon (42.195 km), Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”. Veç kësaj, gara “Fun Run”, e mbajtur në ditë më parë në 19 tetor, inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve nga shkolla te mesme të Tiranës.

Si një kompani që promovon mirëqenien dhe jetesën e shëndetshme, One Albania iu bashkua këtij eventi prestigjoz që nxit pasionin për sportin dhe aktivitetin fizik. Këtë vit pjesë e garës u bënë edhe një grup profesionistësh nga One Mali i Zi, së bashku me stafet e One Albania. Çmimi i parë i Maratonës u dha nga drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, i cili dha shpërblimin prej 5000 Euro.

“Mbështetja e Maratonës së Tiranës është një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar dhe për të inkurajuar një stil të shëndetshëm jetese si dhe një kulturë mirëqenieje, disipline dhe arritjeje. Ne jemi krenarë që në këtë garë morën pjesë kolegë nga Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi. Kjo sfidë veçse nxit shpirtin garues, në vetvete është edhe një shanc për të ndarë bukurinë dhe energjinë e kryeqytetit.”, u shpreh Djurovic.

Përveç vendit të parë të Maratonës, One Albania ka ofruar çmime për vendet e para në disa kategori të tjera. Si sponsori i përgjithshëm, One Albania vijon të mbështesë ngjarje dhe evenimente sportive, duke prezantuar më së miri përkushtimin ndaj mirëqënies së komunitetit dhe motivimin e pjesëmarrësve për të sfiduar veten dhe tejkaluar kufijtë personalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026