“Për CEZ-DIA më informoi Endri Fuga”, Kryemadhi zbulon betejën për dosjen e bujshme

22 Tetor 2024 | 13:07

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në konferencë për mediat të mbajtur këtë të martë se për çështjen e Cez Dia ajo është vënë në dijeni nga Endri Fuga, ndërsa u shpreh se e di edhe iniciatorin e kësaj.

Sipas saj shkrimin në BIRN e ka publikuar Lulzim Basha dhe një deputete e PD emrin e të cilës nuk e përmendi.

Kryemadhi tha se ajo dhe ish-bashkëshorti Ilir Meta janë mësuar nga sulme të tilla politike, por deri më tani kur nuk ishte prekur familja. Sipas saj tashmë është shkelur edhe vija e kuqe e politikës.

“Kjo ka filluar që në 2014, me çështjen e famshme të Tom Doshit me Durim Bamin, u hartua skenari në zyrat e Saimir Tahirit dhe Tan Didit, dështoi çështja. Pastaj u sajua çështja e Cez Dias për të cilën çuditërisht më informoi Endri Fuga, për shkrimin ë ishte bërë te BIRN. Atë shkrim e ka inicuar Lulzim Basha me një deputete të PD. Dhe ngritën alibinë e Cez Dias që atëherë. Më pas nxorën intervistën e një gazetari, që thotë dale ta them e njëherë se e thash gabim.

Ne ia kemi marrë dorën këtyre gjërave se jemi mësuar, kjo ka filluar në 1992 kur Meta ishte deputet dhe iu hoq imuniteti nga Sali Berisha në atë kohë, pastaj u bë kryeministër, katarsisi me Fatos Nanon e të tjera me radhë. Por nuk jemi marrë ndonjëherë as me familjarët dhe as me fëmijët e askujt, as të Ramës, as të Veliaj, as të Berishës e të askujt tjetër, se mendonim se politika ka disa rregulla.

Por kur prishen këto rregulla pastaj mos të kërkojnë të gjejnë zgjidhje se familja është vijë e kuqe. Unë e vlerësoj familjen e për familjen jam e gatshme të bëj çdo gjë. Deri më sot kam menduar politikisht, por kur kalon moshën 50 vjeç ti bën një bilanc të jetës dhe mendon këto parime që unë kam ruajtur, çfarë vlere kanë pasur”,-tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026