Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë| Përplasen dy makina, lëndohet 47-vjeçari

23 Tetor 2024 | 10:43

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin “Peshkopi-Maqellarë”. Një automjet tip Ford i drejtuar nga një 47 vjeçar me inicialet S.S. është përplasur me një Benz të drejtuar nga 65-vjeçari R.M.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar 47-vjeçari. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të ardhura nga policia i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç,  është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026