“Informaliteti i pagave, armiku kryesor i pensionistëve”, Rama: Është grabitje…

23 Tetor 2024 | 11:15

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Në fjalën e mbajtur prej tij kryeministri Rama theskoi se është shumë e rëndësishme që pronarët e sipërmarrjeve private të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Sipas tij  është shumë e rëndësishme pagesa e sigurimeve shoqërore nga kushdo që punon, pasi theksoi se është pikërisht ky burimi i fondit për pensionet.

Rama ka deklaruar se pagat reale në Shqipëri janë “600 euro për sanitare dhe mbi 1100 euro paga mesatare për sektorët e tjerë”, por sipas tij këto paga nuk deklarohen nga bizneset.

“Nga një anë përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar siç dëshirojmë të gjithë nevojën për rritjen e pensioneve dhe nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky, është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror mes qeverisë, individëve dhe kompanive.

Sigurimet shoqërore nga buron fondi i pensioneve, janë detyrim jo vetëm ligjor por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026