Kush e ka radhën për në SPAK? Gazetari Ferhati: Mund të ketë elementë surprizë

24 Tetor 2024 | 21:00

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të SPAK mund të cilësohet një nga goditjet më “lart” të strukturës së posaçme por dosjet ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë janë të panumërta.

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se janë disa dosje të rëndësishme që presin përgjigje si ajo e fondeve të IPARD apo e përgjimeve SKY ECC, por siç theksoi  se mund të ketë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK,

“Ka dosje të hapura pafundësisht. Pritshmëritë e mia për shembull janë që të ketë përgjigje për dosjen  e IPARD, ku dyshohet të jetë abuzuar me qindra miliona euro të BE, dosjen e  SKY ECC që tregoi bashkëpunimin e krimit të organizuar me politikën, drejtësinë, policinë por mos të harrojmë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK dhe janë jashtë pritshmërive të publikut. Inceneratori i Tiranës është i hapur dhe shumë të tjera, nuk duhet paragjykuar puna e SPAK”, tha gazetari Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026