Fakte të shpejta për Formula 1 në Meksikë
“Mexico City Grand Prix” është ndalesa e rradhës në “paddock-un” e F1 në “Autodromo Hermanos Rodriguez”. Pas eventit “Sprint” që rriti adrenalinën në Austin, botërori kthehet në formation tradicional.
Në garën e 20 skuadrat do të kenë në dispozicion 3 sesionet e Provave të Lira përpara atyre Zyrtare dhe garës. Gjithçka në datat 25-26-27 Tetor. Më poshtë do t’ju njohim me disa fakte interesante për të:
“Jim Clark” – Piloti skocez ka vendosur më shumë “pole position” në Meksikë. Ai u nis i pari në vitet 1963-’64-’65 dhe 1967.

“Red Bull” – Skuadra austriake ka numrin më të lartë të fitoreve në “Autodromo Hermanos Rodriguez”. Pesë fitoret e saj lënë pas Lotus, Mclaren, Williams dhe Mercedes me tre fitore.

“Charles Leclerc” – Piloti “monegask” ka më shumë “pole position” nga ata që garojnë aktualisht. Ai dhe Ferrari u nisën të parët në vitin 2019 dhe sezonin e shkuar.

“Fernando Alonso” – Këtë fundjavë, spanjolli nga Oviedo të startojë garën numër 400 në Formula 1.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk