“Suksesi i njeriut është te sjellja”- Krrashi: Si krijova dyqanin lëvizës të luleve

26 Tetor 2024 | 18:03

Jemi mësuar të shohim dyqane të ndryshme lulesh në zona të populluara, por Shefqet Krrashi ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të shitur lule. Teksa tregon vlerësimin dhe përkujdesjen e tij ndaj luleve, ai rrëfeu për Real People si krijoi ‘dyqanin e tij lëvizës’, një biznes ndryshe i cili i kursen shumicën e shpenzimeve.

‘Lulja të frymëzon. Ashtu siç çel lulja, të çel edhe truri; lulja të rilind. Te unë e ka dhënë efektin, lulja të zbukuron, të zgjat jetën,’ – tregon ai.

Krrashi ka treguar se si nisi ideja për të hapur këtë biznes, duke listuar kushtet që kërkon një dyqan dhe si e ka përshtatur ai fugonin e tij në një biznes lulesh me rafte.

“Para disa vitesh, vëllai im merrej me lule dhe unë e shikoja, por nuk kisha ndonjë interes; në shtëpi kisha shumë lule tradicionale dhe kujdesej gruaja. Lulja ka lidhje me sistemin nervor, sepse pamja e lules reflekton në sistemin nervor dhe të qetëson. Unë këtë makinë të vogël e kam kthyer më mirë se sa një dyqan; raftet i kam mbushur me të gjitha llojet e luleve. Ky është fugon në lëvizje, kam kërkesa dhe klientë që më kërkojnë të shkoj tek ata. Dyqani do kushte, do dritë, të jetë vend me lëvizje; qeraja është e shtrenjtë, ka kushte të tjera dyqani. Me furgon paguaj vetëm harxhimet e mia, jo qera. Jam me kasë me të gjitha. Kam shumë klientë të huaj, sidomos amerikanë. Suksesi i njeriut është tek sjellja”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026