Bllokimi i rrugëve, nisin hetimet për Flamur Nokën dhe deputetët e opozitës
Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj disa protestuesve dhe katër deputetëve të opozitës, përfshirë Flamur Nokën, Asllan Dogjanin, Albana Vokshin dhe Xhelal Mziun.
Deputetët dhe pjesëmarrësit e protestës po hetohen për dy akuza kryesore: “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Këto akuza lidhen me protestën e të 29 tetorit të opozitës, ku deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, së bashku me mbështetësit e tyre bllokuan qarkullimin në 6 akse kryesore të vendit.
Protesta e opozitës u shtri nga ora 17:00 deri në orën 20:00, ku mbështetësit e tyre bllokuan autostradën “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës–Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit; aksin “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit; autostradën “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit; aksin “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës; dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)