Nxori armën e shërbimit gjatë vizitës mjekësore, pezullohet polici në Gjirokastër

1 Nëntor 2024 | 18:35

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Siri Kacaboni me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Efektivi i policisë dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

AMP bën me dije se caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026