Liverpool ngjitet në krye, Humbasin Arsenal e Man City

3 Nëntor 2024 | 18:52

Gara në kampionatin anglez vijon të jetë e fortë javë pas jave, ku ekipet e kreut ndërrojnë vendin me njëra-tjetrën, teksa këtë herë është radha e Liverpool që me shumë meritë shijon fronin.

Skuadra që udhëhiqet nga Arne Slot deri më tani i ka bindur të gjithë me lojë e rezultat, ku të shtunën mori fitoren e radhës. Një përmbysje me shumë vlerë ndaj Brighton që kaloi i pari në avantazh me Kadioglu, por në fraksionin e dytë, dyshja Gakpo Salah i dhanë fitoren të kuqve, që shohin veten në krye.

Arsenal dhe Man City i zhgënjyen të gjithë, goonersat me humbjen minimale ndaj Newcastle, ndërsa the cityzens 2-1 në transfertën e Bournemouth. Një gol i Isak bëri që qymyrxhinjtë të merrnin 3 pikë me shumë vlerë. Sa i përket kampionëve në fuqi, u shtangën në transfertë, kur dyshja Semenyo-Evanilson i dhanë avantazhin e dyfishtë Bournemouth, ndërsa Gvardiol shënoi golin e vetëm, por nuk pati reagim të mëtejshëm.

Nottingham përfitoi nga kjo ndalesë duke rrëmbyer vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.  Ipsëich-Leicester dhe Wolves-Crystal Palace u mbyllën pa fitues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026