Greqia lëkundet nga tërmeti, sa ishte magnituda

3 Nëntor 2024 | 18:55

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi Greqinë këtë të dielë. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.

Deri më tani nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima.

Gjithashtu një tërmet i dytë me magnitudë më të ulët, që thuhet se ka ndodhur rreth orës 19:07 kishte një intensitet 4.2 të shkallës Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të Nea Moudania, Halkidiki.

Tërmetet thuhet se janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri tani nuk ka informacione për dëme materiale.

Autoritetet po vlerësojnë situatën dhe këshillojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026