“Takimi i Ramës në Athinë dhe ai në Selanik”, Andoni: Fushata ka filluar sot!

3 Nëntor 2024 | 21:52

Gazetari Ben Andoni ishte këtë të diel i ftuar në  “Review” në Euronews Albania ku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Selanik.

Andoni tha se kryeministri Rama është mjeshtër i formës për qasjen në publik.

Sipas Andonit takimi me emigrantët në Selanik ndryshonte tërësisht nga ai me emigrantët e Athinës, pasi sipas tij, kjo ishte tërësisht nisja e fushatës elektorale të tij për zgjedhjet e 2025.

“Në mendimin tim sot ka filluar realisht fushata. Ishte ndryshe pjesa e Athinës. Kemi arritur në pjesën zgjedhore. Zoti Rama ishte shumë pragmatist në gjërat që i kërkoi publikut.

Ai do të mbajë si kalë beteje edhe pjesën e drejtësisë, por në fakt zoti Rama ka ardhur koha të bëjë edhe disa mea culpa, sepse mea culpa ti ngre disa vizione për çfarë do të bësh. Por për mua ky është thjesht një takim i gjetur”,-tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026