Të dhënat e censit për Tiranën: Shumica të martuar dhe femra, 10 mijë të divorcuar

4 Nëntor 2024 | 15:49

Tirana numëron 598 mijë banorë, nga të cilët 500 mijë janë të moshës mbi 15 vjeç. Sipas origjinës, 53% kanë lindur në kryeqytet, ndërsa shumica e të ardhurve janë nga Dibra e Kukësi dhe Korça.

Në Tiranë jetojnë 598.000 banorë, nga të cilët 500 mijë janë të moshës mbi 15 vjeç. Shumica e banorëve, 51.6% janë të gjinisë femërore, ndërsa 48.4 janë meshkuj.

Numërimi i popullsisë derë më derë në tetor 2023, tregoi se 300 mijë njerëz në kryeqytet janë të martuar, dhe këta përbëjnë shumicën në raport me beqarët, ndërkohë që janë edhe 10 mijë të divorcuar.

Kryeqyteti është përballur me një dinamikë ndryshimesh gjatë dekadës së fundit, duke tërhequr mijëra banorë nga qendrat e tjera urbane e rurale, por edhe banorë të cilët kanë lindur jashtë vendit.

Shifrat tregojnë se 97.9% e banorëve në Tiranë kanë lindur brenda vendit dhe 2.1% kanë si vendlindje një shtet tjetër.

Ndërkohë, sipas origjinës banorë autoktonë tiranas janë 393 mijë ose 53%, ndërsa të tjerët sipas radhës vijnë nga Dibra, Kukësi, Korca e Fieri. Të fundit, banuesit në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 2% ose rreth 14 mijë banues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026