“I shqetësuar për pengmarrjen që ju bë Metës”, Jakaj hedh akuza ndaj SPAK

4 Nëntor 2024 | 21:29

Besnik Jakaj sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar publikisht i ka sqaruar publikisht akuzat e hedhura nga SPAK.

Jakaj tha se është tërësisht i shqetësuar jo vetëm si përfaqësues i Partisë së lirisë, por edhe si qytetar për arrestimin nën imunitet të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërsa hodhi edhe akuza se hetimet e SPAK, janë sipas tij “fletë-rrufe” të pabazuara kundër ish-presidentit.

“Ish-presidenti i republikës, e ka shteruar në sqarimet e tij publikisht çfarë ka paçavurja e prokurorisë speciale në dosjen e Presidentit të Lirisë. Ka ish kryeministra dhe ish-presidentë të tjerë të akuzuar, për shembull Trump ka mbi 40 akuza, por nuk është në arrest me burg, por është në një garë politike. Ndaj për partinë e lirisë, për qytetarët shqiptar të lirë e të pakapur, Presidenti i Partisë Së Lirisë, është i burgosur politik pra prova e fakte.

Një nga akuzat qesharake në atë fletë-rrufenë e SPAK-ut, është që është lobuar për një ligj, në kohën kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi, votat i ka Rama dhe për këtë akuzohet Meta. unë nuk mund të prononcohem për deklarata politike, por unë si përfaqësues i Partisë së lirisë dhe si qytetar I Shqipërisë për pengmarrjen që i është bërë ish-Presidentit. çfarë problemi do kishte që ish-presidenti i Shqipërisë, nën imunitet, duhet të jetë i arrestuar dhe i marr peng në atë formë?”-tha Jakaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026