Bardhi: Presidenti ushtar i Ramës, po shitet për 2 leje ndërtimi

7 Nëntor 2024 | 11:58

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi akuza në drejtim të Presidentit Bajram Begaj, i sipas tij është përfshirë në fushatën elektorale të PS.

Bardhin tha se presidenti që duhet qëndrojë mbi palët si kreu i shtetit në takimet e tij nëpër rrethe nuk ka marrë përfaqësues të opozitës por vetëm të mazhorancës.

“Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Kam edhe një thirrje ndaj tij, duhet të ndalë përfshirjen e ambasadorëve të republikës në fushatën e PS, në Selanik ambasadorja ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota. Presidenti ka qenë në Skrapar dhe kishte në krah drejtuesin e qarkut të PS. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026