Rama nga Budapesti: Jam tragjikisht optimist për Shqipërinë, do anëtarësohemi në BE
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Hungarisë, Viktor Orban dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat.
Rama ndodhej në Budapest në punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian, që vitin tjetër do të mbahet në Shqipëri. Ai tha se ndihet optimist për të ardhmen e Shqipërisë ndërsa shtoi se shpreson se anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian do të ndodh brenda kësaj dekade.
“Shqipja është një gjuhë parajse, duhet një përjetësi për ta mësuar. Por është edhe një purgator kur bëhet fjalë për përkthimin. Kështu po zgjedh anglishten time. Ka qenë një ditë shumë e veçantë sepse ky është një qytet mjaft i bukur. Është një privilegj mjaft i madh për të punuar në ekip dhe do punojmë që ta bëjmë takimin e ardhshëm po kaq të suksesshëm”,-tha Rama.
“Ky samit ka një ndjenjë shumë të prekshme lirie për të cekur edhe tema të rrezikshme. Shumica prej jush jeni këtu për të pyetur atë për zotëruesin e ri të shtëpisë së Bardhë, por dua të them se ne besojmë dhe falenderuam madhërinë e tij Presidentin e Francës, Emanuel Macron për të organizuar këtë takim.
Është e qartë që duhet të punojmë me këtë ekip për të krijuar një strukturë të ngjashme për ta bërë më të lidhur punën mes dy forumeve. Ashtu si presidenti i Francës tha, nëse numërojmë njerëzit që përfaqësojmë në këtë hapësirë të mrekullueshme të këtij stadiumi, janë 500 milionë.
Në këtë Europë 500 milionshe ka mënyra të ndryshme të menduarit, por ky numër të bën të mendosh se sa gjëra mund të bëhen ndryshe”,-tha kryeministri Rama. Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i të cilës është pa dyshim në Europë dhe tashmë na është hapur një rrugë e re falë edhe presidencës Hungareze. Ne jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade. Sepse është gjithmonë e më pak e argumentueshme se Bashkimi Europian me dy kufijë është e bëshme”,-shtoi ai
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit