“Ma vranë djalin te dera e shtëpisë”, babai i 8-vjeçarit rrëfen ngjarjen tragjike…

8 Nëntor 2024 | 17:41

Vogëlushi Enio Tabaku u vra vetëm pak metra larg shtëpisë, ku një makinë me shpejtësi e përplasi atë ndërsa qëndronte në trotuar. Babai i 8-vjeçarit Flamur Tabaku i cili organizoi edhe një protestë paqësore këtë të premte për djalin e tij, tregoi për emisionin “People” në Euronews Albania se si e mori vesh lajmin tragjik se i biri nuk jetonte më.

Ai tha se gjithë këto ditë ka qenë në një ankth të vërtetë, pasi humbja i duket e papërballueshme. Në momentin e parë ai tregon se i ka rënë të fikët kur e ka parë Enion e vogël pa jetë.

“Ankth i vërtetë. Nuk e mbaj dot veten. Të rrisësh fëmijën në këtë moshë e të vij ta shtypi tjetri në derën e shtëpisë tënde. Duhet të vërë dorë shteti te këta. E nisja mëngjes për mëngjes në shkollë. Në drekë e prisja. Ishte ditë e enjte kur ndodhi aksidenti. Ishte Hallouin, më tha do dilte, i thash hë të keqen babi anës xhades heq. E di babi më tha. Ajo buzë xhades ishte fatale. Më thanë Flamur tu vra djali. Më ra të fikët dy herë. Të shikosh fëmijën, s’kishte kokë fare. Më ka rënë të fikët dy herë”,-tha babai i 8-vjeçarit.

Ai shtoi se para 4 vitesh i ka vdekur gruaja, por e mbajti veten, ndërsa këtë herë sipas tij kjo i duket e pamundur.

Flamur Tabaku i bëri thirrje shtetit që të vendos rregulla që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa kërkon që fajtorët për vdekjen e të voglit të tij të marrin dënimin e merituar.

“Duhet të vërë dorë shteti, të marrë masa në maksimum. Unë dua të bëhet drejtësi. Të marri dënimin që meriton. Nëse ai person del, do marrim masa të tjera”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026