“Prokuroria e Shkodrës kishte frikë”, gazetari zbulon pse SPAK do hetojë masakrën

11 Nëntor 2024 | 21:16

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se fakti që Prokuroria e Shkodrës ja delegoi hetimin e masakrës së Dobraçit Prokurorisë së Posacme lidhet edhe me frikën e akuzës në kryeqendrën e veriut.

Ai u shpreh se historitë e akumuluar mes bandave dhe grupeve të njohura kriminale në Shkodër e kanë bërë të pamundur që strukturat vendore përfshirë policinë që të marrë iniciativa për t’i hetuar këto grupe.

“Prokuroria ka marrë kohën për të dalë në konkluzion se parapa masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal. Unë e shoh në një dimension më të gjerë, e shoh si një frikë të prokurorisë Shkodër, janë akumuluar aq shumë historitë në atë qytet sa është e pamundur që strukturat vendore, edhe policia që të ketë iniciativa për të hetuar grupe kriminale që operojnë në qytet, që ka dyshime të forta që kanë edhe mbështetje politike. Këto lidhje kanë dalë edhe nga zbardhja e hetimeve nga Sky Ecc…Sot një oficer policie në Shkodër nuk guxon të firmosë një informacion për një anëtar të këtyre bandave se menjëherë do targetohet prej tyre”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026