Mesazhe provokuese në qendër të Beogradit: Kopjojnë sloganin e Trump
Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe njeriut më të pasur në botë Elon Musk.
Por aty nuk ka munguar edhe një slogan “Make Serbia Great Again” (Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe) e ngjashme me sloganin e presidentit te zgjedhur Trump Ta bejme Ameriken serish te madhe.
Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë, “shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”.
Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.
Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”, shkruajne mediat.
Në “kufijtë e Serbisë së Madhe” sic duket nga pamja përfshihen Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, si dhe një pjesë e Kroacisë
Edhe në Prishtinë janë shpërndarë disa postera me mesazhin “Make Kosova Great Again”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë