Ministrja Ogerta Manastirliu raporton për masat e marra kundër gripit dhe coronavirusit
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka raportuar në detaje në Komisionin e Shëndetësisë për masat që ka marrë institucioni që ajo drejton për të përballuar situatën e gripit, por edhe gatishmërinë e treguar kundër coronavirusit të ri.
Sipas ministres, ka pasur 5 raste të dyshuara për cornavirus në Shqipëri, por pas kontrolleve të kryera nga ISHP-ja këto dyshime janë hedhur poshtë duke konfirmuar se deri tani nuk raportohet asnjë rast.
“Prirja e infeksioneve respiratore është rritur me 23 për qind. Pra, kemi një intensitet shumë të lartë këtë javë dhe ka një përhapje në të gjithë vendin në krahasim me javën e katërt të këtij viti. Janë në qarkullim tre viruse: AH1, AH 3 dhe B. Është një situatë e pritshme po themi për sezonin, sikurse po ndodh gjithashtu edhe në vendet europiane.
Shqipëria është në katër vendet që në këtë javë paraqet një intensitet shumë të lartë të qarkullimit gripit në vend. Deri tani ka pasur 5 raste të dyshuara për cornavirus me një histori udhëtimi me Kinën, janë testuar brenda 8 orëve nga laboratori i virologjisë në ISHP dhe kanë rezultuar negativ për corona virus duke konfirmuar edhe njëherë faktin se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me cornavirus”-shtoi ministrja.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se strukturat shëndetësore në vend janë në gatishmëri të plotë dhe po mbajnë çdo gjë nën vëzhgim të rreptë.
“Kemi gati një strukturë pritëse për karantinën, me personelin e trajnuar nëse do të jetë e nevojshme”-shtoi ministrja.
Gjithashtu ministrja tha se është dyfishuar personeli mjekësor gjatë fundjavës me qëllim përballimin e fluksit të pacientëve që kërkojnë shërbim.
“Shërbimi ofrohet 24/7 në katër qendra shëndetësore në Tiranë dhe janë 218 mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbim pa ndërprerje në katër pika të ndryshme të Tiranës, ndërsa në pediatrinë e Tiranës kemi dyfishuar personelin mjekësor në fundjavë”, shtoi znj. Manastirliu.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal