Shpërndau në internet materiale personale të një vajze të mitur, ndalohet 16-vjeçari
Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i akuzuar për shpërndarjen në internet të materialeve personale, përfshirë fotografi dhe video të një vajze të mitur.
Sipas hetimeve, i riu ka shpërndarë materiale personale të një vajze të mitur, duke përfshirë fotografi dhe video, në rrjete sociale dhe aplikacione të ndryshme komunikimi, te një numër personash të ndryshëm. Telefoni celular i 16-vjeçarit është sekuestruar si provë materiale dhe gjatë analizës paraprake janë zbuluar komunikime në të cilat janë shpërndarë këto materiale intime.
Policia është në proces të identifikimit të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë ndërmarrë një operacion për të goditur aktivitetet e paligjshme në fushën e krimeve kibernetike. Si rezultat, është ndaluar një i mitur 16-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, sipas neneve 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat