Ndeshja Shqipëri-Çeki, publikohet formacioni. Si do luajë Kombëtarja

16 Nëntor 2024 | 19:52

Sot mbahet ndeshja Shqipëri-Çeki në Air Albania. Ajo pritet të nisë në orën 20:45. Vetëm pak më parë është publikuar edhe formacioni:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

Çekia: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

Ndërkohë tifozët kuqezi kanë dhuruar spektakël në rrugët e Tiranës. Me thirrje dhe këngë patriotike ata vazhdojnë marshimin. Nuk mungojnë as flakadanët me ngjyrat kuqezi duke i dhënë një pamje të zjarrtë kryeqytetit sot.

Kujtojmë se kjo ndeshje vjen pas një episodi skandaloz në stadiumin “Epet Arena”, në sfidën Çeki-Shqipëri, më 11 Tetor. Tifozët vendas, vendosën flamuj të Shqipërisë me kokën poshtë dhe me kryq sipër shqiponjës dy krenare, mbrapa portës së tyre në pjesën e parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026