Përfundon pa gola Shqipëri-Çeki, fati i grupit vendoset ndeshjen e fundit

16 Nëntor 2024 | 20:58

Përfundon pa gola Shqipëri Çeki, ndërkohë fati i grupit pritet të vendoset në ndeshjen e fundit. Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Shqipëria ndeshet me Ukrainën dhe Gjeorgjia me Çekinë

Deri më tani pikët e skuadrave janë si më poshtë:

  • Çekia 8 pikë
  • Gjeorgjia 7 pikë
  • Shqipëria 7 pikë
  • Ukraina 5 pikë

Pjesa e dytë: Gjatë pjesës së dytë janë bërë dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerby, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek. Gjithashtu në minutën e ’84 largohen Sulc dhe Provod, për t’i lënë vendin Kuchta dhe Lingr.

Zëvendësime janë bërë edhe te kuqezinjtë ku Muçi ka marr vendin e Bajramit. Në minutin e 85 u larguan Laçi dhe Tuci te Shqipëria. Futen Uzuni dhe Abrashi.

Pjesa e parë: Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki e cila nisi këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin Air Albania.

Incidente janë vënë re në nisje të ndeshjes, ndonëse thirrje të shumta u janë bërë tifozëve që të mos shkaktojnë trazira, duket se ata nuk kanë arritur të fshehin ngarkesat emocionale. Në momentin kur është kënduar himni çek tifozët kuqezi kanë vërshëllyer.

Kujtojmë se ky reagim vjen pasi në Pragë, mbrëmjen e 11 tetorit 2024 vendasit përdhosën simbolet shqiptare dhe lartësuan ato serbe.

Ceremonia për 4 lojtarët: Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Çeki në stadiumin Air Albania është mbajtur edhe një ceremoni nderuese për katër lojtarë të cilët kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Bekim Balajn, Odise Roshin, Ermir Lenjanin dhe Klaus Gjasulën, të cilët morën çmim mirënjohje nga kreu i federatës Armand Duka.

Formacionet zyrtare në Shqipëri-Çeki:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

Çekia: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026